Flash News

KRYESORE

Plagosja në Shkodër, policia arreston dy 17-vjeçarë

Plagosja në Shkodër, policia arreston dy 17-vjeçarë

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku mbeti i plagosur një i ri.

Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit E.H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem të Shkodrës dhe D.H., po 17 vjeç, banues në lagjen Guerrile të qytetit.

Arrestimi i dy të rinjve u bë në një banesë të boshatisur në fshatin Golem ndërkohë që është gjetur edhe arma e krimit, një armë Kallashnikov dhe motoçikleta me të cilën besohet se autorët u larguan nga ngjarja.

Policia thotë se është duke punuar për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit, ndërkohë 23-vjeçari i plagosur rezulton me precedentë penalë të mëhershëm për vjedhje, e po ashtu edhe njëri prej autorëve.

Të fundit