Flash News

KRYESORE

Plagosja në Shkodër, policia arreston dy persona dhe shpall një në kërkim

Plagosja në Shkodër, policia arreston dy persona dhe shpall një

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një në kërkim pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin N.L.

Në pranga kanë rënë Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër, – Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: S. L, 20 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’.

Sipas bluve të Shkodrës në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal”, tha policia.

Të fundit