Flash News

KRYESORE

Plagosja në Shkodër, zbardhen detaje, dy të rinjt kishin pasur konflikte më parë

Plagosja në Shkodër, zbardhen detaje, dy të rinjt kishin pasur

Mbrëmjen e djeshme një 20-vjeçar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në lokal në qytetin e Shkodrës.

Policia mbërriti menjeherë në vendngjarje dhe nisi hetimet ku 3 orë pas ngjarjes identifikoi dhe vuri në pranga personin e dyshuar si autor të ngjarjes. Ai kishte arritur të fshihej në një banesë në fshatin Grudë.

Dyshohet se mes tij dhe autorit ka patur një konflikt të mëparshem që kishte përfunduar edhe në perplasje fizike për motive ende te paqarta. Pritet që policia Shkodres të dalë në një komunikim me mediat për rastin në fjalë.

Të fundit