Flash News

KRYESORE

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia tregon identikitin e autorit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia tregon identikitin e

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, policia është njoftuar për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga verifikimet paraprake mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 vjeç .

Sipas të dhënave paraprake 28 vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit