Flash News

KRYESORE

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohen at e bir

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohen at e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orën 21:45 në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur një i ri me iniciale D.L., 26-vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive banale, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.

Lidhur me ngjarjen mësohet se janë shoqëruar autorët e dyshuar; atë e bir.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit