Flash News

KRYESORE

Plagosje me thikë në Vlorë dhe Memaliaj, arrestohen tre të rinj

Plagosje me thikë në Vlorë dhe Memaliaj, arrestohen tre të

Janë të paktën tre konflikte me thikë që janë regjistruar në vend përgjatë orëve të fundit. Pas vrasjes që ndodhi në mesnatë në zonën e ‘Misto Mames’ në Tiranë, ku një 35 vjeçar mbeti i vdekur pas goditjes me thikë, dy konflikte të tjera raportohen në Vlorë dhe në Memaliaj.

Një 18 vjeçar me iniciale I.S., është plagosur mëngjesin e sotëm pranë një lokali në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës. Policia njofton se 18 vjeçari dyshohet se është goditur me thikë, ndërkohë që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është arrestuar 18 vjeçari me iniciale Xh.A., i cili dyshohet se është autor i plagosjes së bashkëmoshatarit të tij për motive të dobëta.

Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në Memaliaj, ku 20 vjeçari K. Dervishi ka marrë dëmtime të lehta në trup pas goditjes nga shtetasi K. Saka, 20 vjeç. Të dy të rinjtë janë arrestuar nga policia për ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur për arsye banale.

Të fundit