Flash News

KRYESORE

Plagosje, vrasje, aksidente, reagon deputeti: Tre rrugë kanë mbetur!

Plagosje, vrasje, aksidente, reagon deputeti: Tre rrugë kanë mbetur!

Pothuajse çdo ditë dëgjojmë për vrasje, aksidente, arrestime; ngjarje të cilat kanë shqetësuar dhe deputetin e LSI-së, Përparim Spahiun.

Në një reagim në Facebook, Spahiu shkruan se sot vetëm tre rrugë kanë mbetur, “ose kriminel në Shqipëri ose emigrant”.

Reagim i i Përparim Spahiut:

Çdo ditë lajme të zeza, madje nëse një ditë mbyllet pa plagosje, vrasje, aksidente, arrestime grupesh kriminale, kapje të sasive të mëdha të drogës (të voglat nuk bëjnë më lajm), do të dukej habi e madhe.

Sot plagosen me thikë dy efektivë policie, para dy ditësh ngjarje shumë e rëndë vrasja e shoferit të Ministrit të Brëndëshëm.

Më e keqja dhe e rënda është se të gjithë presin dhe besojnë për rritje të kriminalitetit si rezultat i kriminalizimit të shoqërisë në përqindje mjaft të madhe.

Tre rrugë duket se kanë ngelur, ose kriminel në Shqipëri ose emigrant....

E treta është rrëzimi i kësaj të keqe që na ka mbërthyer, e kjo është detyrë e jona, e një opozite të bashkuar pa dallime ideologjish a krahësh politikë..!!!

Të fundit