Flash News

KRYESORE

Plagosjet në protestë, zv/ministrja Kuko: E papranueshme që dhuna t’i faturohet policisë

Plagosjet në protestë, zv/ministrja Kuko: E papranueshme që dhuna

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko refuzoi të pranojë se policia ka ushtruar dhunë në protestën e djeshme të opozitës, ku u plagosën disa qytetarëve. Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Kuko tha se pamjet nga protesta tregojnë se disa qytetarë janë lënduar si pasojë e konflikteve të brendshme, midis tyre, dhe jo për shkak të përplasjes me efektivët.

“Është e papranueshme përpjekja për t’ia faturuar dhunën policisë”, tha zv/ministrja, e cila komentoi edhe disa nga videot e sherrit në protestë.

Romina Kuko e konsideroi “metodë mafioze dhe kriminale” pjesmëarrjen e fëmijëve në protestë, duke akuzuar se ata po përdoren. “Duhet të ngrejmë alarmin që fëmijët po përdoren në vijën e parë të protestës”, tha ajo.

Sipas Kukos, shumë prej personave që arrestohen dhe dërgohen në gjykatë nuk janë në dijeni se kur hedhin kapsolla apo kundërshtojnë forcat e policisë janë duke kryer shkelje.

Të fundit