Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Kryeministri Rama tashmë është shumë i vjetër, i lodhur, i drobitur. Atij nuk i ka mbetar më asgjë e re për të bërë, në mënyrë që t'i bëjë njerëzit ta besojnë. Për shumë e shumë kohë, ai i ka bërë të gjitha. Propagandë e ethshme, përdorim i mediave, lidhje me grupe biznesi, intriga për të marrë kontrollin e Partisë Socialiste, kapërcime të thella në ide, përmbysje situatash dhe miqësish, nisje nga e para, intriga për ta mbajtur partinë, luftë e përditshme për të fituar detyrën e kryeministrit, tërheqje dhe sulme, marrëveshje dhe shkelje marrëveshjesh, premtime dhe shkelje premtimesh etj.
Edi Rama është politikani aktual që ka qenë më gjatë në pushtet, jo vetëm në Shqipëri, jo vetëm në rajon, jo vetëm në të gjithë Europën, por edhe në botë. Atij ia kalon Raul Castro (presidenti i Kubës) që është bërë Sekretar i dytë i Partisë Komuniste të Kubës në 1965 (vëllai i Fidelit), Aleksandër Lukashenko, që është bërë president i Bjellorusisë në vitin 1994, Presidenti Nursultan Basajev i Kazakistanit, që hipi në pushtet në 1990 dhe u largua disa muaj më parë, Presidenti Karimov i Uzbekistanit, që erdhi në pushtet në 1990 dhe u largua në 2016, Presidenti i Algjerisë Buteflika, që kërkonte një mandate të pestë, por u largua pak muaj më parë etj.
Edi Rama ka ardhur në pushtet në vitin 1998. Ai ka qenë dy vjet ministër Kulture, njëmbëdhjetë vjet kryetar Bashkie dhe tani ka gjashtë vjet kryeministër. Në këto 21 vite ai ka qenë 19 vjet në pushtet.
Gjithë këto vite konsumim kanë shterrur tek ai çdo mundësi për akrobaci apo spërdredhje, kanë zhdukur çdo milimetër katror hapësirë për tua hedhur njerëzve, qofshin këta politikanë, gazetarë apo njerëz të thjeshtë. Ai është në pikën ku ishte ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, kur po rrëzohej nga protestat në Kajro. Peggy Noonan, ish-këshilltare e presidentit Reagan, shkroi për presidentin Mubarak se, pas gati 30 vitesh në pushtet atij nuk i kishte mbetur më asgjë për t'i thënë popullit. Mubarak kishte konsumuar gjithçka dhe askush nuk e besonte për asgjë. Ai kishte mbërritur në pikën kur, jo vetëm që dështimet në ekonomi, korrupsioni, krimo, zhdukja e shpresës etj., i faturoheshin me të drejtë atij, por ai fajësohej nga njerëzit edhe për thatësirën apo stuhitë e rërës. Pra, nuk mund të besohej më për asgjë.
Protestat e tri ditëve të fundit të opozitës, me të vërtetë e tronditën qeverinë e kryeministrit Rama. Të dielën ai u përpoq për dy orë rresht me gazetarët të “prekë telat” e njerëzve dhe të atyre që dalin në protesta. Rama u foli për dhunën që udhëheqin njerëz të PD-së, që kanë hallin e tyre, që jetojnë në luks, që nuk kanë hallin e popullit. Rama u përpoq të ndajë njerëzit nga opozita. Rama u foli për dhunën që dëmton Shqipërinë, Shqipërinë që ai e donte aq shumë dhe opozita donte ta digjte me molotov. Rama u foli për kërcënimet që u bëjnë dhunuesit ndërkombëtarëve. Rama u foli për dallimin mes tij dhe PD-së, ku Rama ishte i miri dhe ata të këqijtë. Rama, megjithatë, tha se ai pranonte dialog sepse kishte hallin e njerëzve, të integrimit, të Shqipërisë, të familjeve të varfra etj.
Të hënën protesta ishte e madhe sa edhe të shtunën, megjithë një shi të dendur dhe të vazhdueshëm. Njerëzit ishin po aty, po aq shumë dhe për orë të gjata. Ata që e kanë ndjekur Ramën nga televizori me siguri kanë qeshur me përbetimet e Ramës për dhembshuri ndaj njerëzve, me përbetimet për përkushtim, me përbetimet për luftë ndaj krimit, me përbetimet për luftë ndaj drogës, papunësisë etj. Nuk janë pak 21 vite, nuk janë pak 19 vite në pushtet. Të njëjtat gjëra 19 vite, të njëjtat gjëra 21 vite. Por, vitet e kanë plakur shumë, ato kanë lënë shenja të pakthyeshme.
Rama sot është njëlloj si banorët Strulbrugs të ishullit të Lugnag në librin “Udhëtimet e Guliverit" të Xhonatan Suift. Strulbrugsat ishin njerëz të pavdekshëm. Deri në moshën 30 vjeçare ata jetonin pa e ditur që ishin të pavdekshëm dhe silleshin si njerëz të zakonshëm. Pas kësaj moshe ata e kuptonin që ishin të pavdekshëm dhe i kapte një dëshpërim i vazhdueshëm. Në moshën 80 vjeçare ata ishin plakur dhe hynin në një fazë të re të jetës. Pas kësaj moshe ata nuk kishin më të drejtën të kishin asnjë pronë. Ligji nuk u lejonte asgjë. Ata konsideroheshin të vdekur nga ligji ndonëse ishin gjallë dhe të pavdekshëm. Ata nuk kishin më të drejtë as të bënin marrëveshje, as të bënin kontrata, as shisnin dhe blinin, as të kërkonin dhe as të punonon. Në moshën 90 vjeçare ata humbnin dhëmbët dhe flokët. Atyre iu shfaqeshin të gjitha sëmundjet dhe dhimbjet që shfaqen me ardhjen e pleqërisë. Atyre iu jepej shumë pak ushqim. Pas një moshe të caktuar ata humbnin edhe ndjeshmëritë, edhe aftësinë për të komunikuar, e me radhë e me radhë…
Kryeministri Rama ka thënë për Courrier de Balkans, në vitin 2013, një ditë pas fitores së zgjedhjeve, se ai ka një problem për të zgjidhur me vdekjen dhe këtë synon ta bëjë përmes politikës. Çfarëdo zgjidhje t'i ketë dhënë kryeministri Rama problemit të vdekjes, ai nuk mund të shmangë plakjen, konsumimin, drobitjen që shkaktojnë vitet. Ai, si Strulbrugsat, ka hyrë në periudhën kur ka konsumuar gjithçka, dhe askush nuk i beson më, në një kuptim politik, të drejtën e pronës, të kontratës, të marrëveshjes, të punës etj. Politikisht ai është sot një zombie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38