Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Plakja e popullsisë, INSTAT: Rritet me 90% numri i pensionistëve, ulen kontribuesit me 49%
Numri i kontribuesve në sigurimeve shoqërore ka rënë me 49%, ndërsa numri i pensionisteve është rritur me 90% për vitin 2016, për shkak të plakjes së popullsisë në dekadat e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990 vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2016 paguan sigurime vetëm 714 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.
Të dhënat krahasuese tregojnë se teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11% , personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49%.
Por ndryshimin më të madh e ka pësuar popullsia në moshë pensioni. Nga 321 mijë pensioniste që numëroheshin në vitin 1990, në vitin 2016 numri i tyre pothuajse u dyfishua duke arritur në 611 mijë persona.
Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona.
Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë.
Ndryshimi i strukturës së popullsisë do të sjellë kosto të larta për mbrojtjen sociale, por ende nuk ka një studim për efektet e plakjes të popullsisë dhe sfidat më të cilat po përballet këto persona.