Flash News

KRYESORE

Plakja e popullsisë, variantet e punësimit për të moshuarit

Plakja e popullsisë, variantet e punësimit për të moshuarit

Në vitin 2021, Shqipëria pritet të përfshihet në një proces të shpejtë plakjeje, pasi numri i të moshuarve mbi 65 vjeç për 100 të rritur në moshë pune, do të kalojë numrin e të rinjve nën 14 vjeç.  Rritja e jetëgjatësisë dhe ndryshimi i stilit të jetësës i bën aktivë të moshuarit në tregun e punës, edhe jashtë moshës së pensionit.

Disa nga profesionet:

Kujdestar fëmijësh- Njerëzit e moshuar i duan fëmijët dhe gjithashtu edhe fëmijët duan të jenë pranë të moshuarve. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që një grua e moshuar të kujdeset për fëmijë disa orë në ditë.

Konsulenca- Një i moshuar ka përvojë dhe ky është avantazhi i tij më i madh në krahasim me brezat e rinj. Të moshuarit 80-vjeçarë mund të dinë truke të tregtisë ose të profesioneve të tjera, të cilat mund t’ua mësojnë të tjerëve.

Shërbime stervitjeje- Një i moshuar mund të bëhet trajner i karrierës, trajner i marrëdhënieve sociale, këshilltar martese, etj.

Zhvillues i pasurive të paluajtshme- Një i moshuar mund t’i investojë kursimet e pensionit në ndërtimin ose në blerjen e shtëpive për rishitje.

Konsulencë tatimore- Shumë kompani dhe individë kërkojnë shërbimet e dikujt që të mund t’i ndihmojë të zvogëlojnë barrën e tyre tatimore. Ju mund  të filloni një biznes konsulence tatimore për t’i ndihmuar këta njerëz nëse keni pasur më parë përvojë në biznes.

Gazetar ose shkrimtar i pavarur- Një i moshuar mund të bëjë para duke shkruar, duke punuar si gazetar i pavarur ose si një bloger.

Mësimdhënia- Një tjetër ide interesante për të moshuarit është mësimdhënia në një shkollë me kohë të pjesshme ose të plotë.

Kontabiliteti- Një i moshuar mund të ndihmojë personat më të rinj në moshë të llogarisin të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, madje edhe të përgatisin pasqyrat financiare./ Revista Monitor

Të fundit