Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
“Plan për të mbështetur të gjitha familjet”, Basha publikon videon: Qytetarët tregojnë braktisjen nga shteti
Lulzim Basha publikoi një video, ku qytetarë të ndryshëm denoncojnë mungesën e shërbimeve gjatë kësaj periudhe. Kreu i Partisë Demokratike thotë se këta njerëz janë të përjashtuar nga “plani i qeverisë”, ndërsa shton se çdo ditë që kalon është një “ditë pa bukë”. Basha apelon për një plan të përgjithshëm ku të mbështeten të gjitha familjet shqiptare, sipas nevojës, ndërsa thekson se këtë gjë qeveria e ka detyrë kushtetuese.
“Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.
Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!
Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI”, shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/546352109410580/?type=2&theater