Flash News

KRYESORE

Plane për fundjavën? Si parashikohet moti për sot dhe nesër

Plane për fundjavën? Si parashikohet moti për sot dhe nesër

Nëse keni parashikuar të bëni plane për të dalë gjatë kësaj fundjave, atëherë jeni të favorizuar edhe nga moti.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk parashikohen reshje shiu ditën e sotme dhe të dielën, pasi moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell.

“Sot pasdite (e shtunë, dt.03) dhe nesër (e diel, dt.04) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 22 °C

në vendet e ulëta: 13 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) dhe nesër (e diel, dt.04) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore”, parashikon IGJEUM.

Të fundit