Flash News

KRYESORE

Plane për plazh në fundjavë, ARRSH sqaron kur hapet autostrada Tiranë –Durrës

Plane për plazh në fundjavë, ARRSH sqaron kur hapet autostrada

Nëse keni plane për një fundjavë në qytetin bregdetar të Durrësit, çështja e rrugës nuk do të jetë problem.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se aksi do të jetë i hapur dhe funksional duke nisur nga ora 14.00 të ditës së sotme e deri të hënën në mëngjes herët.

ARRSH ka sqaruar se deri në këtë orë ka përfunduar ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Maminas-Sukth-Shkozet, ndërsa në një njoftim të dytë do të sqarojë qytetarët për një mbyllje tjetër të përkohshme të autostradës.

Punimet kanë nisur prej dy javësh dhe pritet të përfundojnë pas pak ditësh.

Të fundit