Planet e Xheni Karajt për fëmijë, dhurues mund të jetë Kristi Pinderi

Përfaqësuesja e LGBT – Xheni Karaj – ka qenë sot e ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora. Xheni për herë të parë pranoi se ka plane për fëmijë bashkë me partneren e saj.

Xheni tregoi se dy vajzat dëshirojnë të bëhen prindër për herë të parë përmes insiminimit artificial.

“Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bëjë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion.

Kjo gjë është në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to.”

Madje, ajo shtoi se një mundësi dhuruesi është miku i saj, Kristi Pinderi. Xheni shtoi se ka shumë mundësi që babai i fëmijës të jetë Kristi Pinderi, pasi vajzat dëshirojnë që ai të jetë i pranishëm në jetën e fëmijës.

“Ku ka gjë më të bukur se të rritet nga tre aktivistë!”