Flash News

KRYESORE

Plani i frikshëm i ISIS në “Rusi 2018”, sulme terroriste me dronë në stadiume

ISIS duket se ka një plan të frikshëm gjatë kampionatit botëror të futbollit “Rusi 2018”.

Sipas gazetës “The sun”, një nga organizatat më të rrezikshme terroriste ka planifikuar që stadiumet e mbushura me tifozë t’i sulmojë nga ajri me dronë të pajisur me bomba dhe eksplozivë.

Lajmi është shoqëruar edhe me disa foto dhe pamje të dronëve, raketave dhe armëve të tjera vdekjeprurëse nga grupet terroriste, që sipas mediave të huaja po planifikojnë sulme për një nga eventet më të rëndësishme të këtij viti që pritet të mbahet në qershor në Rusi.

Ky paralajmërim i frikshëm vjen pasi shërbimet e sigurisë kanë pranuar se kampionati botëror i futbollit është kërcënimi i mundshëm i ISIS-it.

Të fundit