Flash News

KRYESORE

Plani i hapjes, Rakacolli: Si do veprojmë nëse shifrat dalin jashtë parashikimit

Plani i hapjes, Rakacolli: Si do veprojmë nëse shifrat dalin

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një lidhje me skype me emisionin ‘Real Story’ u shpreh se nëse nuk respektohen masat e vendosura nga autoritetet, ka rrezik që kurba e shifrave me koronavirus në vendin tonë të ngrihet.

Rakacolli tha se me planin gradual të hapjes do të shihen shifrat për 2 javë pas hapjes. Duke marrë parasysh skenarin më të keq, ajo theksoi se mund të duhet që të kthehemi te masat fillestare.

 “Rrezikohemi që kurba të rritet, nëse nuk respektohen masat. Është një plan gradual, që do të vlerësohet për dy javë nga fillimi. Nëse numrat nuk shkojnë ashtu siç mendojmë, mund të hiqen dhe këto masa që janë marrë. Është parashikuar që të bëhet hapja me faza, është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me qytetarët. Nëse nuk kemi bashkërendim e bashkëpunim, ka mundësi që epidemia mos të shkojë në ato shifra që ne mendojmë”, tha Rakacolli.

Të fundit