Flash News

KRYESORE

Plani i mazhorancës: Me ‘opozitën e re’ miratojmë reformën zgjedhore

Plani i mazhorancës: Me ‘opozitën e re’ miratojmë

Ndonëse opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetëve, mazhoranca duket se ka në plan të vijojë punën me deputetet që pranuan të behën pjesë e parlamentit. Si bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, Blendi Çuçi sqaroi se kjo reformë është dërguar në Parlament dhe do të futet në diskutim sapo të plotësohen vendet vakante.

“Reforma zgjedhore është gati, është në Parlament. E kemi dorëzuar dhe shkruar me dy ekspertë të shkëlqyer shqiptarë që mund të jenë dy më të mirët që janë Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, të dy ish-ministra dhe ish-deputetë të PD-së të zgjedhur me konsensus me zt. Bylykbashi. Është në Parlament. Të shohim si do shkojë gjithë pjesa e zëvendësimeve nga dorëheqja e disa deputetëve dhe me t'u krijuar kuorumi i nevojshëm do ta fusim në diskutim këtë dokument kaq të rëndësishëm, me ata që do të zëvendësojnë vendet e mbetura bosh. Ky është një qëndrim që ne e kemi shumë të qartë sepse kemi disa detyrime ndaj BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së”, përfundoi ai i ftuar në "Tempora" në Ora News.

Kujtim Gjuzi vetë-shpallet lider i opozitës: Njohim Edi Ramën si kryeministër legjitim të vendit

Të fundit