Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plani i populistit Salvini për të përfituar nga kriza në Itali
Nuk ndodh shpesh që senatorët italianë të ndërpresin pushimet e tyre verore por falë populistit të zjarrtë Matteo Salvini, zv / kryeministrit të vendit dhe kreut të partisë Lega, atyre iu desh të ktheheshin të martën në një Romë të përvëluar nga i nxehti për të diskutuar se kur do të mbanin një votëbesim për qeverisjen e trazuar 4 mujore të koalicionit.
Politikanët e Italisë tradicionalisht çështjet e rëndësishme politike gjatë javëve të pushimeve të verës në gusht, kur pjesa më e madhe e vendit shkon në plazh për pushime të gjata. Por zoti Salvini, një mjeshtër i populizmit përçarës, zgjodhi pikërisht javën e kaluar, për të njoftuar se ai nuk mund të vazhdonte më të qeveriste në koalicion me Lëvizjen “Pesë Yjet”.
"Jo të gjitha martesat funksionojnë”, ishte batuta e ish-këshilltarit tëDonald Trumpit, Steve Bannon,i cili ka shërbyer si këshilltar informal për zotin Salvini.
"Unë mendoj se martesa midis Salvinit dhe Di Maios ishte një eksperiment fisnik," i tha zoti Bannon gazetës “Corriere Della Sera”, duke iu referuar Luigi Di Maios, kreut të Lëvizjes Pesë Yje.
“Divorci” ishte i parashikueshëm që pas zgjedhjeve parlamentare evropiane të majit kur Lega dyfishoi mbështetjen e saj nga 17 përqind në 34 përqind, duke sjellë si rezultat jo vetëm entuziazmin e Salvinit, por edhe parashikimet e shumicës së analistëve se ai ka të ngjarë të rrëzonte qeverinë e koalicionit që ishte përfshirë nga grindjet dhe të synonye përzgjedhje të parakohëshme për të përfituar nga mbështetja e tij në rritje e publikut.
Që nga maji, zoti Salvini, i cili mendohet gjerësisht se ka sabotuar partnerin dhe rivalin e tij, Di Maio vazhdimisht që kur u krijua koalicioni, duke përdorur me mjeshtëri mediat sociale për ta bërë këtë, ishte bërë edhe më agresiv në këto përpjekje. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, një avokat relativisht i panjohur që ishte pothuajse i panjohur kur u caktua për drejtimin e qeverisë, nuk e pëlqen zotin Salvini.
Dhe ndërsa shumë politikanë të tjerë kanë reduktuar aktivitetet e tyre këtë muaj, zoti Salvini ka zhvilluar një fushatë zgjedhore jozyrtare në plazhet italiane, duke përshkuar gjithë vendin.
Javën e kaluar, në Sabaudia, në jug të Romës, ai vuri re se ishte pranëpranë një monumenti të diktatorit fashist Benito Mussolini.
"Do të më shkaktoni probleme", u tha ai përkrahësve që po nënqeshnin. Nuk flas më. Do të më arrestojnë,”shtoi ai.
"Ekuilibri i pushtetit, në thelb u përmbys mes në maj mes partnerëve të koalicionit, ndërsa Lega fitoi një numër shumë të madh votash”, thotë Cecilia Sottilotta, profesore e shkencave politike në Universitetin Amerikan në Romë.
“Salvini është jashtëzakonisht i zgjuar, është shumë i përgatitur për sa i përket strategjisë dhe në të kuptuarin e ndryshimeve të opinionit publik. Partia e Salvini ka të ngjarë të marrë 35 deri në 36 përqind të votave në zgjedhje në pothuajse çdo skenar, që do të thotë se ai mund të sigurojë një shumicë të ndjeshme, duke formuar një aleancë me partitë e tjera të krahut të djathtë, siç janë ‘Vëllezërit e Italisë’", thotë ajo.
U deshën 88 ditë të krijohej qeveria e koalicionit të vështirë të Italisë pas zgjedhjeve parlamentaretë marsit 2018 rezultati i të cilave ishte i qartë dhe në të cilat e majta tradicionale pësoi një humbje të thellë.Salvini mori rolin e zv / kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, duke u zotuar se do të merrte masa të rrepta kundër imigrantëve pa dokumente dhe të zmbrapste përpjekjet e Brukselit për të kontrolluar shpenzimet publike në Itali. Edhe Di Maio u emërua zv / kryeministër dhe ministër i punës.
Problemet u shfaqën pothuajse menjëherë kur partnerët u përplasën rreth planit të Lëvizjes Pesë Yje për një skemë të ardhurash për të trajtuar problemin e varfërisë. Udhëheqësit debatuan gjithashtu rreth një plani të Lega-s për të vendosur një taksë fikse. Si edhe mbi imigracionin dhe vendimin e Salvinit për të mos lejuar anijet humanitare të shpëtimit të ankoroheshin në portet italiane për të shkarkuar migrantët e kapur në brigjet e Libisë.
Mosmarrëveshja e fundit e madhe erdhi vetëm disa ditë para se Salvini të njoftonte të enjten e kaluar mbi synimin e tij për t'u tërhequr nga koalicioni. Pesë ministra të Lëvizjes së Yjeve kundërshtuan planet për një lidhje hekurudhore alpine me shpejtësi të lartë midis qytetit italian të Torinos dhe qytetit francez të Lionit. Por shumë komentues thonë se Salvini ka përdorur mosmarrëveshjen si një justifikim për t’i dhënë fund koalicionit.
Lega tha në një deklaratë se ishte "e padobishme të vazhdohej me grindjet e përditshme", dhe javën e kaluar Salvini i tha një turme entuziaste përkrahësish në një miting në qytetin bregdetar të Pescaras se "Italia nuk mund të vazhdojë më me ‘jo-të’, ne kemi nevojë për ‘po’, duhet të zhbllokojmë, të ndërtojmë, të punojmë - mjafton, duhet të shkojmë në zgjedhje."
Pas votëbesimit, zgjedhjet do të duhet të mbahet brenda 70 ditësh, dhe gjasat më të mëdha për votim janë në tetor. Italianët tradicionalisht zhvillojnë zgjedhje në muajt e pranverës, dhe hera e fundit që u zhvillua një votim në vjeshtë italiane, 1919-a.
Ato zgjedhje i hapën rrugën tre vjet konflikti të dhunshëm politik dhe shoqëror, duke sjellë ngritjen e Benito Mussolinit. Kundërshtarët e Salvinit, të cilët e portretizojnë 46-vjeçarin, si Musolinin e rilindur, e kuptojnë rëndësinë e atyre zgjedhjeve.
Partia me të cilën ai ka të ngjarë të krijojë një qeveri koalicioni, nëse gjithçka shkon sipas planeve të tij, është “Vëllezërit e Italisë”. Kritikët vërejnë se kjo parti i ka rrënjët tek partia fashiste e Musolinit. Krahasimet me Musolini janë hedhur poshtë nga Salvini.
Por ai shpesh ka përmendur në Twitter shprehjen "Sa shumë armiq, sa nder i madh”, një perifrazim i sloganit të Musolinit. Megjithatë të paktë janë analistët neutral që besojnë se Salvini ka ndërmend të shpërbëjë demokracinë italiane.
Ndërkohë, Salvini, ka hedhur poshtë akuzat se partia e tij populiste kërkonte fonde sekrete ruse dhe po instensifikon qëndrimin se ai po mbron "kulturën e krishterë" dhe po ngulmon tek çështja për të cilën ai është bërë më popullor: emigracioni.
Kritikët e Salvini thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat e Rusisë dhe ekonomia e vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.
Partneri i tij i tanishëm i koalicionit, Di Maio, ka thënë se nxitja e një krize të qeverisë tani është "marrëzi dhe e rrezikshme". Një ish-kryeministri italian, centrististi Enrico Letta, e quajti Salvini një "oportunist" që nuk ka "asnjë parim", dhe paralajmëroi se shefi i Lega-s mund ta nxirrte vendin jashtë Bashkimit Evropian - duke thënë se një Brexit Italian "nuk ishte i pamundur".
Por Salvini - i cili ka zbutur euro-skepticizmin e tij gjatë muajve të fundit - e hedh poshtë paralajmërimin e Letta-s për BE-në si "fantazi". "Ideja e largimit nga Europa, braktisja e Euros nuk ka qenë kurrë një alternativë", u tha Salvini gazetarëve gjatë një tubimi pranë Materas, në Italinë e Jugut.
Zoti Salvini përballet me një pengesë të mundshme në rrugën drejt zgjedhjeve të reja. Lëvizja “Pesë Yje” mund të bashkohet me partitë e opozitës për të formuar një qeveri të re të koalicionit, me inkurajimin presidentit i vendit, Sergio Mattarella, i cili është i vetmi që ka fuqinë të shpërndajë parlamentin, madje edhe për të emëruar një qeveri teknike./ Burimi: VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38