All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Plani i PS-së për të shuar protestën e studentëve, do t’i përfshijë në listat e kandidatëve për zgjedhje

Plani i PS-së për të shuar protestën e studentëve, do
All - Paragraf - 1

Duket se mazhoranca ka gjetur një mënyrë të re për të joshur studentët me qëllim shuarjen e protestës. Petro Koçi, sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se pjesë e listave të PS-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mund të bëhen edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore.

All - Paragraf - 3

“Ne do të përpiqemi që edhe nga Lëvizja studentore të bëhen pjesë e listave tona. Ne jemi të hapur që përfaqësues të studentëve të jenë në lista.

S’ka vetëm forume partiake, por do të ketë edhe njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme.  Protesta i hapi sytë politikës, dhe me të drejtë Rama tha se lëvizja studentore ishte një shuplakë. Në emër të kësaj mirënjohjeje dhe duke patur parasysh se ky është një resurs njerëzor i pazëvendësueshëm. Ata që kanë qenë pjesë e lëvizjes kanë mirënjohjen e Partisë Socialiste”, u shpreh Koçi në një intervistë për “Report Tv”.

 

Të fundit