Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plani i qeverisë, zërat kundër, dhuna e policisë/ Reuters pasqyron shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tensionet që solli pas
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe tensionet që solli pas.
Në analizën e medias së huaj listohen reagimet kundër prishjes së godinës, plan i qeverisë pro një godinë të re dhe arrestimet e sotme si dhe dhuna e përdorur ndaj protestuesve dhe analistit Alfred Lela.
Pasqyrimi i plotë:
“Autoritetet shqiptare nisën shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të dielën herët në mëngjes, pasi tërhoqën dy duzina me aktorë dhe aktivistë që mbrojtën sitin, nën thirrjet "turp" dhe "diktaturë".
Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planin e kryeministrit socialist Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, me argumentin se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit. Ata e akuzuan kryeministrin për praktika korruptive.
Fati i godinës, ndërtuar në 1939 dhe kthyer një teatër kombëtar në 1945, solli zemërim të madh edhe për faktin se kryeministri i vendit Edi Rama zgjodhi ta shembë ndërtesën pikërisht gjatë pandemisë covid 19.
"Kjo nuk ka të bëjë më me rrënimin e teatrit, por rrëzimin e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, tha një anëtar i paidentifikuar i aleancës për mbrojten e Teatrit në një komunikim në Facebook.
Rama, qeveria e të cilit thotë se teatri ishte i rrezikuar dhe kishte nevojë për modernizim, i qëndroi mendimit se po nxiste përparimin, pasi ndërtoi një stadium dhe treg të ri futbolli.
"Këta janë të njëjtët njerëz që ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë. Ata nuk duan zhvillim, por nuk mund ta ndalojnë Tiranën, ”tha Rama në një postim në Facebook.
Tensionet u përshkallëzuar me arrestimin e 37 protestuesve që kundërshtonin shembjen. Një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit, ndërsa një dëshmitar i Reuters gjithashtu pa një protestues me lëndime në kokë.
Një prej personave që u shoqërua në polici, analisti Alfred Lela, pas lirimit u shpreh se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal ndaj tij. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters. Policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.
Kritikët e planit fillestar për një teatër të ri thanë se projekti i ishte premtuar një prej partnerëve të preferuar të qeverisë pa qenë subjekt i tenderit, për të ndërtuar subjeke të tjera të përfshira në marrëveshje.
Protestuesit kanë pohuar se me ligj kërkohet një periudhë gjashtë mujore që të miratohet një projekt i ri, dhe se qeveria nuk ka siguruar lejet e duhura për të realizuar prishjen.
Mariya Gabriel, Komisioneri i Inovacionit, Kërkimit, Kulturës, Edukimit dhe Rinisë së Bashkimit Evropian, javën e kaluar nxiti diskutime të mëtejshme para se të merrej ndonjë vendim mbi teatrin.
Kreu i Partisë Demokratike të Opozitës, Lulzim Basha nga ana tjetër deklaroi se prishja ishte e paligjshme, dhe gjithashtu "shkatërroi themelet e shoqërisë".
Presidenti Ilir Meta, u ankua në gjykatën kushtetuese për shembjen e godinës, vendim që e ka quajtur një "krim juridik, moral dhe kushtetues". Gjykata ende nuk ka marrë një vendim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38