Flash News

KRYESORE

Plani i Ramës për portalet, eksperti Elvin Luku: Jo të gjithë mund të regjistrohen në QKB

Plani i Ramës për portalet, eksperti Elvin Luku: Jo të

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ‘paketë antishpifje’ dhe hapin e parë ka konsideruar regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por eksperti i medias, Elvin Luku thotë se kjo masë nuk mund të aplikohet për të gjitha portalet që veprojnë në Shqipëri, ndaj është nevojshme kategorizimi i mediave online.

“Hapi i parë që duhet ndërmarrë është kategorizimi i mediave online. Kemi të paktën tre lloje platformash online, janë portalet online me aktivitet fitimprurës, janë portalet dhe blogjet pa aktivitet financiar dhe janë rrjetet sociale”, shkruan Elvin Luku në ‘MediaLook’.

Luku thekson se “një portal apo blog, pa asnjë aktivitet financiar, kursesi nuk mund të regjistrohet në QKB, sepse ai nuk është biznes”.

“Zhvillimet e vrullshme teknologjike e kanë ridimensionuar lirinë e shprehjes online. Sot çdo qytetar mund të jetë një media, mjaft që ai të ketë dëshirën dhe vullnetin për të qenë aktiv në sferën publike online (cyberspace) apo për t’i shërbyer opinionit publik me dije, opinione, komente, foto, video etj në portale dhe blogje me tematika të caktuara, gjeneraliste ose të profilizuara… Kjo kategori nuk punëson askënd, por është një bashkim vullnetar i individëve me qëllime dhe ide të përbashkëta, që kontribuojnë me dije”, shprehet eksperti.

Elvin Luku e konsideron pozitive në shumë aspekte ‘paketën antishpifje’ (ndonëse ajo nuk është bërë publike) pasi “gazetarët, editorët, drejtuesit e tyre, sikurse ndodh në median tradicionale, duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo fjalë të publikuar në hapësirat mediatike ku punojnë, qofshin këto print, vizive apo në linjë”.

Të fundit