Flash News

KRYESORE

Plani për një taksë digjitale brenda Bashkimit Europian ka dështuar

Plani për një taksë digjitale brenda Bashkimit Europian ka

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian kanë hedhur poshtë planin për të prezantuar një taksë dixhitale për kompanitë e internetit që gjenerojnë të ardhura në mesin e 28 vendeve anëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ata ranë dakord të punonin për një reformë globale për taksimin e kompanive të internetit. Lëvizja me shumë mundësi do të mirërpritet nga gjigandët e teknologjisë si Alphabet Google dhe Facebook.

Ministrat pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket një reforme taksative globale përgatitur nga OECD. Aplikimi i taksave globale ka qenë një prej temave globale më të debatuara prej vitesh dhe asnjëherë nuk është gjetur një akord për shkak se interesat kombëtare të vendeve ndryshojnë.

Sipas planit të Komisionit Europian vitin e kaluar, kompanitë e madha do të paguanin taksë dixhitale 3% të të ardhurave.

Të fundit