Flash News

KRYESORE

Plani për vrasjen e Mimoza Kusari Lilës, i akuzuari fiton pafajësinë

Plani për vrasjen e Mimoza Kusari Lilës, i akuzuari fiton

Mikel Qupi, i akuzuari se kishte planifikuar vrasjen e deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila, në kohën kur drejtonte komunën e Gjakovës, është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Gjykata e liroi të pandehurin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij”, tha kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, raporton Ora News.

Ndërkohë avokati i zotit Qupi, Besnik Berisha, shkruan në Facebook se Prokuroria dështoi të provojë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot me 18 dhjetor 2017, LIROI nga të gjitha pikat e aktakuzës z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi. Kjo aktakuzë ishte mbështetur tërësisht në një tregim të trilluar, nga një mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar në tërësi edhe nga Prokuroria, e cila dështoi për të provuar gjë që kishte shkruar e pretenduar”.

Mikel Qupi akuzohej se kishte pajtuar dy shtetas nga Shqipëria për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Sipas Prokurorisë, Qupi u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

 

Të fundit