Flash News

KRYESORE

“Plani sekret i Melania Trump për t`u larguar nga Shtëpia e Bardhë”

Shtëpia e Bardhë e ndërtuar që prej vitit 1792 në Washington, është banuar nga presidentë të ndryshëm, ku aktualisht jeton presidenti Donald Trump me familjen e tij.

Por diçka e çuditshme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit. Një gropë misterioze është hapur krejt papritur dhe një tjetër është shfaqur më vonë ngjitur me të.

Një vit më parë, e njëjta gjë ka ndodhur në një nga resortet e Donald Trump, në Florida. Por këto gropa në të shumtën e rasteve shkaktohen nga shembja e shtresës së sipërfaqes së tokës.

Por në rrjet kanë filluar ‘memet’ duke dhënë një shpjegim komik. Sipas tyre, këto janë gropa të hapura nga Melania që po përpiqet të hapë një tunel për t`ia mbathur nga Shtëpia e Bardhë.

Të fundit