Flash News

KRYESORE

Planifikuan ekzekutimin e kryeministres Theresa May, gjykohen 2 të rinjtë e arrestuar

Planifikuan ekzekutimin e kryeministres Theresa May, gjykohen 2 të

Dy të rinj të arrestuar nën akuzën e planifikimit të vrasjes së kryeministres britanike Theresa May, do të paraqiten sot përpara Gjykatës së Magjistraturës në Westminster.

Shërbimet sekrete dyshojnë se të arrestuarit Nai'imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç do të përdornin një bombë brenda një qeseje për të hedhur në erë portat e “Downing Street” dhe pastaj ta sulmonin ministren me thika, shkruan 'The Independent".

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Londër dhe Birmingham javën e kaluar dhe u akuzuan për terrorizëm. Komploti është zbuluar dje nga Andrew Parker, kreu i MI5, i cili u tha gjithashtu ministrave se Shërbimet e Sigurisë kanë parandaluar 9 sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar.

 

Të fundit