Flash News

KRYESORE

Planifikuan sulm terrorist për Karnavale, detaje të reja për 4 kosovarët e arrestuar në Itali

Planifikuan sulm terrorist për Karnavale, detaje të reja për 4

Mediat italiane bëjnë publike detaje të reja në lidhje me 4 kosovarët, të cilët u arrestuan 10 muaj më parë nga policia vendase, pasi po planifikonin një sulm terrorist me kallashnikov gjatë karnavaleve të përvitshme që zhvillohen në qytetin e Venecias.

Pas përgjimeve të realizuara nga hetuesit rezulton se të dyshuarit flisnin për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27-vjeçarit Arjan Babaj me armë, i cili është mes të arrestuarve.

Emrat e shtetasve të tjerë të arrestuar janë: Fisnik Bekaj 24-vjeç, Dake Haziraj 25-vjeç dhe një tjetër 17- vjeçarë nga Kosova, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Të fundit