Flash News

KRYESORE

Plarent Ndreca padit ish-ministren teknike. Kërkon miliona lekë për 'dëm moral'

Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ka paditur për 'dëm moral' ish-ministren e Arsimit, Mirela Karabina, të cilën e ka pasur eprore gjatë kohës që kryente funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në të njëjtën ministri.

Në qeverinë 'Rama 2' Ndreca është transeferuar nga Arsimi te Turizmi, por me sa duket nuk e ka harruar ish-ministren teknike me të cilën ka patur përplasje të shumta gjatë pak muajve që disa ministra të emëruar nga kryetari i PD, Basha, pas marrëveshjes së 18 majit, u bënë pjesë e qeverisë tranzitore.

Ndreca, në aktpadinë e siguruar nga Politiko.al, e padit ish-ministren dhe këkron prej saj shumën e 4 milionë lekëve (të reja), duke renditur edhe një radhë deklaratash për shtyp të Karabinës të cilat i quan 'të pavërteta'.

Sekretarët e përgjithshëm dhe zëvendës ministrat e Ramës, gjatë kohë që disa prej ministrive drejtoheshin nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike, ngritën një sistem paralel duke i shmangur dhe sabotuar qëllimisht përfaqësuesit e opozitës në qeveri. Vetë Rama, pas përfundimit të mandatit të ministrave teknikë nuk e njohu raportin e tyre për zgjedhjet e 25 qershorit duke e konsideruar si 'të njëanshëm'.

Të fundit