Flash News

KRYESORE

Plas keq në Barcelonë, Messi i del kundër drejtuesve

Plas keq në Barcelonë, Messi i del kundër drejtuesve

Një situatë shumë e rëndë ka ndodhur në Barcelonë, aty ku Messi i ka dalë kundër drejtuesve të klubit publikisht. Argjentinasi nuk e ka pëlqyer deklaratënne Eric Abidalit.

Drejtori sportiv tha se shumë nga lojtarët pas ndeshjes El Clasico kundër Realit humbën përqëndrimin dhe nuk punuar fort. I menjëhershëm reagimi i Messit përmes Instagramit të tij, për herë të parë në karrierën e tij.

"Të jem i sinqertë nuk më pëlqejnë gjëra të tilla, por mendoj se secili duhet të mbajë përgjegjësi për punën e tij dhe vendimet e veta. Lojtarët për atë çfarë ndodh në fushë dhe ne jemi të parët që e kuptojmë kur diçka nuk shkon mirë.

"Në pjesën e menaxhimit, drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, mbi të gjitha për veprimet që marrin. Së fundmi, mendoj se kur të flitet për lojtarë, duhet të flitet me emra, sepse përndryshe bëhen pis të gjithë. Fjalët që janë thënë nuk janë të vërteta".

Të fundit