Flash News

KRYESORE

Plas në Spanjë: Reali do dënimin e Pique, mbrojtësi rrezikon "El Clasicon"

Plas në Spanjë: Reali do dënimin e Pique, mbrojtësi rrezikon

Gerard Pique kthehet sërish në antagonist! 

Barcelona mund të humbasë titullarin e mbrojtjes për ndeshjen "El Clasico" kundër Real Madridit. Mbrojtësi mori karton të verdhë në minutën e 85' në ndeshjen kundër Sevillas kur rezultatin ishte 4-0 dhe e gjithë skena ishte e llogaritur.

Spanjolli shkoi në 5 kartonë të verdhë dhe i duhet të pushojë një ndeshje. Ai nuk do të jetë me ekipin në sfidën ndaj Eibarit, por nga krahu tjetër, kjo llogari mund t'i kushtojë shtrenjtë. Federata Spanjolle e Futbollit mund të hapë një hetim, pasi futbollisti u ndëshkua me qëllim dhe mund ta dënojë më gjatë.

Real Madridi kërkon dënimin e katalanasit, pasi në të njëjtën mënyrë u veprua dhe me Sergio Ramosin. Kapiteni madrilen mori të verdhë me qëllim në sfidën gjysmëfinale ndaj Ajaxit në Champions dhe u dënua me dy ndeshje. Radha duket se do të jetë për Piquen...

 

Të fundit