Flash News

NDËRKOMBËTARE

Plas sherri në Big Brother, Damiano dhe Ervini debate të forta

Ende nuk është bërë një javë që ka nisur edicioni i nëntë i Big Brother dhe gjakrat mes banorëve janë nxehur. Në shtëpinë e djemve ka plasur sherri mes Damianos dhe Ervini. Lojërat e fjalëve mes Danjelit, Benardit, Ervinit dhe Damianos vazhduan edhe në mbrëmje. Në shënjestër të Damianos ishte Ervini. Ai i drejtohet Benardit dhe Danjelit duke dhënë variantin e vet të debatit.

Damiano: Unë i thashë mos u bëj lëpirës si Danjeli. Ai u acarua.

Ervini: Nuk me jep mua urdhra dhe me jep arsye e me shih në sy kur flas.

Damiano: Po bëhesh gangster budalla. Mos më kërcëno.

Në këtë moment të debatit ka ndërhyrë Big Brother që u ka kërkuar djemve që të qetësohen dhe të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin dhe çunat e kanë zgjatur me akuza kundër njëri-tjetrit edhe pse Damiano u ofrua i pari për t`i dhënë dorën ervinit. Por pas sherrit me Ervinin, Damiano flet me Liridonin. Ky i fundit i kërkon që të jetë më gjakftohtë dhe të mos u kushtojë rëndësi atyre që thotë Ervini.Damiano nuk është dakort.

“Jo mo, si të qetësohem unë?! Të vijë ai, të më pështyjë dhe të më thotë ta ha gurmazin?!”, i thotë ai Liridoni.

Mes zënkës së tyre u fut Liridoni, që kërkon të shuajë gjakrat. Damiano këmbëngul në të tijën.

“Bravo Vin Tirana, dole gangster”, i drejtohet ai Ervinit.

“Po pate mundësi mos e përmend me emrin tim këtu, dakort?!”, i kthehet Ervini.

Të fundit