Flash News

KRYESORE

Plas te Bayern, titullari del kundër klubit!

Plas te Bayern, titullari del kundër klubit!

Bayerni u turpërua në miqësore nga Nurnbergut me rezultatin 5-2, ndërsa titullari Joshua Kimmich, ka folur në lidhje me problemet që ka në skuadër. Ai u ka dalë kundër drejtuesve dhe mendon se gjermanët kanë nevojë për shumë afrime të reja.

"Në Doha ne ishim vetëm 12-13 lojtarë profesionistë, pjesa tjetër ishin të rinj. Ekipi është mbushur me të rinj, nuk ndodhte kështu kur stërvitesha unë në vitin e parë te Bayern.

"Ne duhet të luajmë në 3 kompeticione dhe kemi nevojë për lojtarë profesionistë, ne kemi nevojë për futbollistë që janë gati. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, Gnabry nuk u stërvit, Lewa dhe Coman do të rikthehen shpejt, ndërsa Sule dhe Hernandez duan kohë. Klubi duhet të marrë vendim, në këtë moment skuadra nuk është e mjaftueshme", - tha ai.

Të fundit