Flash News

KRYESORE

Plas te Milani, drejtuesit e lartë nuk flasin me njëri-tjetrin

Plas te Milani, drejtuesit e lartë nuk flasin me njëri-tjetrin

Drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban, nuk është aspak i kënaqur me CEO e klubit Ivan Gazidis. Ata kanë pasur përplasje mes tyre, madje Boban e akuzon se ka punuar pas shpinës së tij.

“Deri disa ditë më parë unë besoja se brenda Milanit nuk kishte dy shpirtra. Kjo për shkak se këtu jemi për një qëllim të rikthejmë klubin aty e ka vendin. Fakti që ne nuk po komunikojmë me të nuk i bën mirë askujt. Dhe kjo krizë mes nesh vjen në një moment kur ekipi po rritet gradualisht dhe të gjithë po e shikojnë punën e madhe që po bën Pioli.

“Për të mirën e klubit ne duhet të kemi një takim me pronarët tanë. Ata duhet të jenë të qartë për sa i përket objektivave dhe buxhetit. Na duhet më shumë bashkëpunim me Gazidis, në mënyrë që të jemi më të bashkuar. Për mendimin tim pronarët duhet t’i besojnë personave, të cilët mund të përfaqësojnë historinë dhe vlerat e një klubi të madh siç është Milani”, - tha ai.

Të fundit