All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Plas te Milani: Maldini donte të godiste tifozin-menaxher

Plas te Milani: Maldini donte të godiste tifozin-menaxher
All - Paragraf - 1

Te Milani duket se problemet nuk do të zgjidhen kurrë. Në ndeshjen e fundit kundër Genoas, legjenda dhe njëkohësisht drejtues i klubit kuqezi, Paolo Maldini, raportohet se nuk është ulur më në tribunë për të ndjekur pjesën e dytë.

All - Paragraf - 3

Ai nuk ishte aspak i kënaqur me zgjedhjet e trajnerit Marco Giampaolo dhe kjo është arsyeja pse ky i fundit do të shkarkohet, me Piolin i cili pritet ta pasojë. Atë natë ka ndodhur një gjë mjaft e rëndë për figurën që Maldini ka.

Pas pjesës së parë të ndeshjes, një tifoz i Milanit, i cili është menaxher i njohur, i është drejtuar Maldinit, Bobanit dhe disa drejtuesve të tjerë të "Djallit": "Shkoni në shtëpi ju dhe ai atje", duke drejtuar gishtin nga trajneri në stol.

Maldini nuk e ka mbajtur dot veten. Sipas mediave italiane, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit për pak sa nuk e ka gjuajtur me shpullë menaxherin. "Kush m*** je ti mor b**e", kanë qenë fjalët e Maldinit drejtuar atij. E tmerrshme!

Të fundit