Flash News

KRYESORE

Plas te PSG, Leonardo ul në tavolinë Mbappen dhe Tuchel

Plas te PSG, Leonardo ul në tavolinë Mbappen dhe Tuchel

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel dhe sulmuesi Kylian Mbappe kanë patur përplasje mes tyre. Sulmuesi i ri u zëvendësua nga tekniku dhe reagoi ashpërm

Numri një i stolit reagoi menjëherë pas ndeshjes kundër ekipit të Montpellier duke treguar se vendoste ai. "Kylian nuk do që të zëvendësohet, kjo është e qartë. Nuk donte të zëvendësohej kundër Nantes, nuk donte as sot.

Por ndeshja ishte 5-0 në favorin tonë dhe mendova se duhet të pushojë. Çdo gjë është lënë pas. Choupo-Moting meriton të luajë, ai është një lojtar që më është përgjigjur gjithmonë. Mbappe e kupton këtë gjë dhe e ka mirëkuptuar”.

Le Parisien shkruan se drejtori Leonardo menjëherë ka reaguar ashpër. Ai ka ulur në tavolinë Mbappen dhe Tuchel dhe u ka kërkuar të mos dhurojnë më show të tillë.

Të fundit