Flash News

KRYESORE

Plasari heq paralele. Po Bashës pse nuk ia lejon?!

Aurel Plasari është një intelektual par excellence dhe, t'ia kujtosh, nuk i bën nder. Por, stimës publike i duhen kujtesat e tilla: për pozicionin e njerëzve në shoqëri. I kësaj përmase, intelektuales, e cila thërret për angazhim, sidomos në kurherën e kthimit të agorës në fjetinë, ishte një shkrim i djeshëm i zotit Plasari, botuar te hashtag.al. Aty, Plasari yshtte, me anë të temjanit të demokratikes, djallin e rrezikut të fashizmit, duke i bërë Ramës dhe skenës politike një paraekzorcizëm. Nga Aventina e tij (si patric i mendjes, jo plebe i politikes) ai parashtronte dhe paralajmëronte, atë që nuk duhet të ndodhë. Duke kjartësuar se metodat fashiste çojnë në funde fashiste. Edhe pse, sa e spërkaste shkrimin me spikamën e Ramës, Kryeministrit, hija e tij e gjatë endej nëpër shkrim si fantazma e fashizmit, që vetë Plasari konturonte nëpër rreshta.

Plasari hiqte pra, paralele mes një njeriu e një tjetri, mes asaj kohe e kësaj, një politikani dhe pararendësit. Paralele hoqi edhe lideri i opozitës Basha kur, edhe ai nga Aventina e tij, me plebej e patricë bashkë, zgjodhi të përfaqësonte edhe ata, por edhe patricët e mendimit, si Plasari.

Në Aventinën që ka ngritur Rama, (mos-o-Zot Duçja!) sinjorinat do të pyesnin: e ku qëndron problemi këtu!?

Shkrimi i Plasarit këtu:

http://www.hashtag.al/index.php/2017/03/19/ti-kujtosh-kryeministrit-parlamentin-e-mussolinit/

Citimi i Plasarit nga Basha:

http://www.pd.al/2017/03/mesazhi-lulzim-bashes-sot-ne-diten-e-31-te-protestes/

Reagimi i Plasarit në Facebook:

Të fundit