Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Plasari publikon mesazhin kërcënues: Lleshaj të ruajë gazin lotsjellës, kuptova në ç’frymë u përgatit 30 qershori
Edhe studiuesi Aurel Plasari ka publikuar mesazhin kërcënues ndaj tij, ndërsa ka aluduar se autori mund të jetë i njëjti, që kërcënoi edhe kreun e KQZ-së, Klement Zguri.
Ai shtoi se një mesazh të tillë, nuk ka dashur që ta bëjë publik, por kjo i ka mjaftuar që të kuptojë se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.
Në një status në Facebook, ai ka thumbuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Për mua nuk do ketë gardianë, por po e bëj publik së paku si të fala për ministrin Lleshaj që ruan gazin lotsjellës”
Statusi
“Lidhur me kërcënimin ndaj kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.
Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.
Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.”