Flash News

KRYESORE

Platforma me 12 pika e aleatëve të Bashës, Balla: PS-së nuk mund t'i vendosë kushte askush

Platforma me 12 pika e aleatëve të Bashës, Balla: PS-së nuk

Për platformën e marrëveshjes me 12 pika të aleatëve të Partisë Demokratike( PR, PDK, PAA, LZHK, PBDNJ) për zgjidhjen e krizës politike, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Nga Pogradeci, Balla u shpreh se nuk do të ndryshohet data e zgjedhjeve (kërkesë e opozitarëve), teksa tha se askush nuk mund t'i vendosë kushte Partisë Socialiste.

“Të jetë e qartë, data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. PS-së nuk mund t'i vendosë kushte askush, pasi ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar. Ne nuk do të dialogojmë për t'i vënë shkelmin Reformës në Drejtësi”, tha Balla.

Të fundit