Flash News

KRYESORE

‘Platforma Patozi’, ish-deputeti: I dhamë kohë Bashës për shkak të çështjes Tahiri

‘Platforma Patozi’, ish-deputeti: I dhamë kohë Bashës

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur mbrëmjen e sotme në ‘Fax News’ për platformën që ai dhe disa anëtarë të tjerë demokratë kanë dorëzuar në parti, ku spikat rihapja e garës për kreun e PD-së. Patozi tha se platforma është dorëzuar tërësisht në PD, por kryetarit Lulzim Basha i është dhënë kohë për përgjigjen për shkak të skandalit ku është përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ne e kemi dorëzuar plotësisht platformën në PD dhe presim përgjigje, por përgjigjia mund të priste përderisa nëper këmbë ishte çështja Tahiri. Por çdo demokrat e pret një reflektim, ne propozojmë që PD të bashkohet, të bëhet më e fortë është shpresa e vetme, për këtë ka nevojë PD dhe pastaj të ndryshojë mënyrën e të bërit politikë. Nuk është një kërkesë maksimaliste zhvillimi i garës për kreun e PD,  por është e vetmja mënyrë për ta ndihmuar Bashën sepse nga ato zgjedhje doli i palegjitimuar, nuk e pranoj që zgjedhjet e 22 korrikut ishin normale”, ka deklaruar ish-nënkryetari i PD-së.

Sipas Patozit, pavarësisht tërheqjes së përkohshme të grupit kundër, Basha nuk arriti të merrte përfitimet e duhura nga çështja Tahiri.

 “Ishte çështja Tahiri dhe ne e lamë fushën të lirë që Basha të merrte përfitime nga kjo dhuratë, por nuk e menaxhuan mirë këtë dhuratë që u erdhi”, tha ai.

Ristani nuk ka hatërmbetje me Bashën: Lista nuk kishte rëndësi sepse loja ishte e pabarabartë

Të fundit