Flash News

KRYESORE

Play-off i Europa League, shorti vendos Skënderbeun përballë Dinamos së Zagrebit

Aspak një përballje e lehtë për skuadrën e Skënderbeut kjo e fazës së play off-it në Europa Leauge. Shorti e ka vendosur skuadrën shqiptare përballë kroatëve të Dinamos Zagreb, një skuadër që prej vitesh luan në nivele të larta.

Kjo nuk është hera e parë që dy skuadrat luajnë kundër njëra-tjetrës, pasi janë përballur në 2015-ën, po në fazën e play off-it, por në atë periudhë luftonin për kualifikimin në Champions League.

Dy ndeshjet e mëparshme janë mbyllur 4-1 dhe 1-2 në favor të Dinamos.

Ndeshja e parë për play off-in e Europa League do të luhet më 17 gusht në Zagreb, ndërsa takimi i kthimit më 24 gusht në Shqipëri.

Të tjera përballje interesante të kësaj faze janë Panathinaikos-Athletic Bilbao dhe Everton-Hajduk Split, ndërsa Milani do të luajë kundër Shkëndijes së Tetovës.

Të fundit