Flash News

KRYESORE

Plazhe të pasigurta, mbytet 18-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Plazhe të pasigurta, mbytet 18-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Pas ngjarjes në Velipojë, ku u mbyt një 30-vjeçar, një tjetër person ka humbur jetën bregdetin shqiptar.

Një i ri me iniciale F.A., i cili fillimisht u nxorr nga deti në gjendje të vështirë dhe pasi iu dha ndihma e parë, u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjirit të Lalzit, pasi ishte zhytur në thellësi, nga ku më pas ka dalë me vështirësi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit