Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plehrat e Kamzës, ja 5 arsyet sipas kryebashkiakut Xhelal Mziu, për agravimin e situatës
Situata e rënduar e mbetjeve urbane dhe protesta e sotme e banorëve të Kamzës, ka bërë që të reagojë kryebashkiaku Xhelal Mziu i cili theksoi se Bashkia Kamëz ka punuar dhe po punon 24 orë për t’i dhënë zgjidhje problemit. Me gjithë strukturën e Bashkisë, por edhe me persona të tjerë, të cilët janë kontaktuar edhe privatisht, po punohet intensivisht për heqjen e këtyre mbetjeve për të mos krijuar problematika me qytetarët. Por kryetari i Bashkisë nxjerr pesë arsye për agravimin e situatës dhe propozon zgjidhje:
Së pari, duhet theksuar se pika e venddepozitimit të mbetjeve ku aktualisht ato hidhen është brenda normave teknike e ligjore, e miratuar, ku akt miratimi i rifreskuar i lejes së mjedisit të tipit C është bërë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit më 12.8.2016, me nr. prot. 724 dhe nr. identifikimi të lejes 724 dhe e konfirmuar nga Ministria e Mjedisit më 26.10.2016 me nr. prot. 6976 nr. identifikimi 193.
Pra, zona ku deri më tani hidheshin dhe hidhen mbetjet urbane të Bashkisë Kamëz, është brenda të gjitha normave, sepse kjo zonë nuk ishte e populluar deri në kohën në të cilën është bërë miratimi si venddepozitim i mbetjeve urbane të planifikuar për qytetarët e kësaj njësie administrative, duke qenë një pikë grumbullimi prej 20 vitesh. Menaxhimi i mbetjeve nuk është vetëm një shqetësim për Bashkinë Kamëz, por thuajse për 90% të bashkive të Shqipërisë, të cilat vazhdojnë që të kenë trajtimin e mbetjeve urbane në mënyrë gati primitive, pra që s’kanë një landfill.
Së dyti: e gjendur në këto kushte, Bashkia Kamëz, kryebashkiaku Xhelal Mziu jo vetëm në këto ditë, por edhe disa vite më parë ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për ndërtimin e një landfilli që të jetë bashkëkohor, por që të mos krijojë problematika edhe për qytetarët. Kjo kërkesë e Bashkisë Kamëz sigurisht që ka rënë në vesh të shurdhër. Kjo qeveri e ka diskriminuar politikisht Kamzën dhe banorët e saj. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte që nuk janë financuar.
Së treti: Bashkia Kamëz ka menduar ndërkohë alternativa të tjera për vendgrumbullimin e mbetjeve, siç është Valiasi, ku mbështetur në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, planin e përgjithshëm vendor, me miratimin të KKT nr. 8 datë 20.12.2012, Këshilli Bashkiak Kamëz më 19.9.2016, me vendimin nr. 114, vendosi miratimin e venddepozitimit të mbetjeve (landfill) prej 5 ha në Valias e miratuar kjo dhe nga Prefektura. Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, Bashkia Kamëz me qëllim krijimin e një pike tjetër për venddepozitimin e mbetjeve, ka bërë kërkesën pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit më 6 janar 2017 si dhe aplikimin për leje në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 23 janar 2017. Pavarësisht se kërkesa e Bashkisë Kamëz për venddepozitimin e ri në Valias, i cili do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, i ka të gjithë dokumentet e duhura shoqëruese, kthimi i përgjigjes nga Agjencia Rajonale e Mjedisit është i padrejtë, në kurriz të qytetarëve dhe të Bashkisë Kamëz. Më 13 shkurt 2017, me shkresën me nr. prot. 29, Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë dhe situatën në të cilën gjendemi në ditën e sotme.
Së katërti: Bashkia Kamëz ka qenë gjithnjë në anën e qytetarëve dhe mbështet çdo pakënaqësi të tyre dhe jep mbështetjen për zgjidhjen e çdo problemi, por asnjë banor i Kamzës nuk duhet të përdoret politikisht. Përgjegjshmëria e Bashkisë Kamëz ndaj qytetarëve ka qenë dhe është maksimale, si në shërbimet e ofruara, ashtu edhe investimeve të kryera në infrastrukturë.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu, duke pasur vullnetin që kjo situatë të zgjidhet, takoi ambientalistin Sazan Guri, personi që po negocionte dhe i ka kërkuar të diskutonte me të dhe qytetarët e Kamzës zgjidhjen e problemeve, por ai nuk mund të presë anëtarët e Partisë Socialiste të Zall-Herrit, të një bashkie tjetër, për të protestuar për problematikat të cilat janë të Kamzës. Kryebashkiaku Mziu kërkoi të takonte një përfaqësi banorësh nga Kamza, kurse banorët e Tiranës mund të diskutojnë zgjidhjen e shqetësimeve të tyre që kanë me kryebashkiakun e tyre.
Së pesti: vazhdojmë të këmbëngulim për miratimin e një leje mjedisore për territorin e ri të planifikuar për këtë qëllim, në mënyrë që t’i japim zgjidhje të menjëhershme ngërçit në të cilin ka rënë procesi i transportit të mbeturinave urbane në venddepozitimin e duhur. Le të jetë ky një mesazh i qartë për institucionet qendrore, që të angazhohen seriozisht, sikurse Bashkia Kamëz, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit të mbeturinave. Për këtë qëllim Bashkia Kamëz të premten ribëri kërkesë për rivlerësim të lejes mjedisore pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit.
Së gjashti: vullnetplotë dhe i përkushtuar për t’i dhënë zgjidhje problemit, kryebashkiaku Xhelal Mziu i bëri sërish thirrje qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve, për të gjetur zgjidhje, për ngritjen e një landfilli dhe dhënien e lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane, pasi në kushtet në të cilat ne jemi, është vërtet një situatë shumë kaotike, e cila kërkon patjetër një zgjidhje emergjente dhe zgjidhja e vetme është miratimi i lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane në Valias.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38