Flash News

KRYESORE

“Plehrat e PD të dalin jashtë, LSI do marrë 40 deputetë”, zbulohet plani i Ramës më 17 maj

“Plehrat e PD të dalin jashtë, LSI do marrë 40

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka zbuluar për herë të parë planin që kishte kryeministri Edi Rama përpara se të arrinte marrëveshjen me Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike, më 17 maj të 2017-ës.

I ftuar në studion e lajmeve të ‘Ora News’ me gazetaren Beti Njuma, Vasili tha se plani i Ramës ishte që PD të qëndronte jashtë parlamentit, ndërkohë që LSI do të merrte 40 deputetë. Sipas Vasilit, arritja më e madhe e asaj marrëveshje ishte rifutja e PD-së në zgjedhje sepse kjo ka ndihmuar që të ruhet edhe ky pak pluralizëm që ekziston në Shqipëri.

“Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI-së, me gjithë komentet e tjera që bëjnë, siguroi një gjë të rëndësishme që është më shumë e rëndësishme se rezultati elektoral i radhës, që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar, jo se e thamë ne. Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje si kryetar i LSI-së për këtë arsye për shkak të këtyre zgjedhjeje nuk e gjeta të udhës të vazhdoja të drejtoja më LSI-në, pasi 25% e votave u shitën e u blenë sipas Këshillit të Europës, jo sipas opozitës. Por ajo marrëveshje bëri që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje pasi plani i Edi Ramës, të cilin e kam të konfirmuar personalisht sikurse flas me ju, ka qenë që PD-ja të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS-ja të kishte 110 deputetë, 30 apo 40 do i mbeteshin LSI-së dhe për të cilën ne na është afruar kjo lumturi e madhe që, ju do keni 30 – 40 deputetë, por rëndësi ka që ata plehrat, ishte fjala për PD-në, të dalin përjashta. Kjo ka qenë gjuha e Edi Ramës, flas në komunikimin e drejtpërdrejtë mbase është edhe skup për ju pasi nuk i kam zbuluar gjëkundi këto biseda dhe për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati, për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD-në në zgjedhje dhe mbajti këtë pluralizëm që është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Vasili.

Gazetarët nxjerrin shifrat, sa përqind e qytetarëve mbështesin sot PD dhe PS

Të fundit