Flash News

KRYESORE

Plenkoviç kundër Macron: Rregullat nuk ndryshohen në mes të lojës

Plenkoviç kundër Macron: Rregullat nuk ndryshohen në mes

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic mendon se rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit, sugjeruar kryesisht nga Franca, do të bëjë që të mbahet një qëndrim ndryshe ndaj negociatave që po zhvillohen nga Serbia dhe Mali i Zi dhe, ndoshta, edhe për ato që po zhvillohen nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo duhet diskutuar, por ndryshimi i rregullave në rrugë e sipër, nuk është gjë e mirë.

Fakti që krerët e shteteve ose qeverive do të diskutojë një propozim për të caktuar një datë për hapjen e negociatave, është një dukuri e pazakontë, pasi zgjerimi zakonisht trajtohet në nivele më të ulëta, në nivel ambasadorësh ose, ndoshta, ministrash.”, tha ai para samitit në Bruksel.

Plenkovic shtoi se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet.

Të fundit