Flash News

OP-ED

Pllenumi, Ruçi dhe kandidati për Dullë

Pllenumi, Ruçi dhe kandidati për Dullë

Zef Zefi

"Si rregull,-sugjeron Borges, -nuk duhen urryer armiqtë, sepse në rast se kjo ndodh, kthehemi në skllevër të tyre." Kryeministri i mëshoi fort këtij "kaceku", pra urrejtjes. Urrejtjes për armikun (opozitën). Ftoi popullin protestues me diabolizmin emblematik të perversëve, se "dhe ky ishte një nga protesuesit..." të përkrahin atë, jo fajtorin për dështimin ekonomik e politik të tij që sipas tij është opozita e vendit. Taktikë që nuk pi ujë më, dhe sidomos nuk është taktikë e Ruçit.

Pse? Nëse diktatori me monument të rrëzuar, janarin e largët, nuk do të ishte copë bronxi, po copë mishi si Rama që ka fillu mos me pyet Ruçin, nuk do të ishte rrëzuar. Përkundrazi do të këndohej me muzikë e vargje, siç e dimë. Dhe? Së pari do të mblidhte urgjent bironë politike të rrethuar me gardistë dhe Llesha. Do të drejtonte gishtin tek 1,2 apo 3 koka biroistësh që do priteshin ose tredheshin. Menjëhershëm do të zhvillohej plenum i jashtëzakonshëm për të përcjellur drithërimën dhe terrorin në bazë, tek organizatat e partisë e këto në popull.

Sandër Lleshat, tashmë do ti kishin arrestuar "sozitë" armiqësore të Birosë që kishin çorjentuar popullin, pa pj...ur për ambasadorët. Madje këta do të merrnin valixhet e iknin. Së dyti Lleshi (nëse ky do të ishte ndër viktimat e gishtit diktatorial, Llesha të tjerë) do të vishnin qillota e rrobë ushtarake duke e vënë popullin në gadishmëri luftarake. Armëmbajtësit do të kapnin majat e lapidarëve me turne, qentë e kufirit do lëshoheshin mbi turma për të nuhatur armikun, ndersa "qentë" klandestinë të dosjeve të maskuar si njerëz, do merreshin me eleminimin e armiqve sipas listë së "plikove" te degës se brendshme.

Së treti, mbasi klima e spastrimeve ta kalonte në favor të Lliderit, Ki do të bënte "synoptikën" e poliagjentëve. Dullë, kandidat për dullë, a ça dreqi je ti: Nuk bënet "synoptika" pa i bërë detirat e sipërpëmendura.

Kundërshtari (armiku) yt po të merr zvarrë e të leçit gjithandej, sepse ke mbetur në pezhshkën e urrejtjes. Nuk i dëgjon dot Borges-ët?! Po Ruçin tënd dëgjoje. Ruçi tënd s'ka bërë libra, po me grikën e pushkës shkruan shumë ai.

 

 

Të fundit