Flash News

KRYESORE

Plotësohen kërkesat e Higuain, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi

Plotësohen kërkesat e Higuain, tashmë pritet vetëm

Negociatat e transferimit të Gonzalo Higuain tek Milani kishin ngecur mbrëmjen e djeshme, pasi sulmuesi kishte kërkuar 6 milionë euro dëmshpërblim për largimin me konsensus nga Juventusi dhe nga an tjetër, pretendonte një pagë prej 9 milionë eurosh nga klubi kuqezi.

Por siç duket, sot negociatat që do të çojnë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain te Milani, janë rihapur sërish dhe mund të konkretizohen përfundimisht mbrëmjen e sotme.

Drejtuesit e Juventusit kanë njoftuar në një takim në zyrat e bardhezinjve në Milano, me menaxherin e mbrojtësit Caldara dhe vëllanë e Higuain, Nicolas.

Torinezët kanë nevojë për para dhe të mbash në skuadër një sulmues si Higuain, që nuk bën pjesë në projektin e trajnerit Allegri, është nëj luks i tepruar.

Për këtë arsye duket se Marotta dhe Agnelli janë bindur të plotësojnë “tekat” e sulmuesit argjentinas, për të përfituar nga kartoni i tij, por edhe për t’u çliruar nga paga e majme.

Aktualisht duket se klubet kanë rënë dakord që 6 milionët t’i ndajnë bashkë, ndërsa sa i përket pagës, Milani do t’i ofrojë 7.5 milionë dhe 2 të tjera në formë bonusi.

Të fundit