Flash News

KRYESORE

Plumbat në Lezhë, reagon nënkryetarja e Bashkisë: Jeta e rrezikuar në ekstrem

Plumbat në Lezhë, reagon nënkryetarja e Bashkisë: Jeta e

Pas plumbave mëngjesin e sotëm në drejtim të Njësisë Administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, ka reaguar nënkryetarja e Bashkisë Afrida Marku.

Ajo shprehet tejet e shqetësuar për mungesën e sigurisë në Lezhë. Sipas saj prej pesë vitesh strukturat kriminale në Lezhë e kanë shndërruar në normë” dhunën ndaj institucioneve, qytetarëve dhe ligjit.

Reagimi i Markut:

Plumbat në drejtim të godinës së Njesisë Administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, sot, evidentuan disa probleme emergjente dhe themelore:

•Jeta dhe siguria e lezhjanëve janë të rrezikuara në ekstrem.

•Ndikimi i strukturave kriminale në Lezhë, prej një kohe mbi 5 vite, e ka shndërruar në “normë” dhunën ndaj institucioneve, qytetarëve dhe ligjit.

•Shteti i së drejtës nuk funksionon, institucionet përgjegjëse kanë dështuar në parandalimin krimit, mbrojtjen e qytetarëve dhe dënimin e shkelësve të ligjit.

•Armbajtja pa leje është minimumi i limiteve të aktivitetit kriminal të personave të caktuar.

Ndërkohë, besoj fort se në strukturat e Policisë, Prokurorisë e Gjykatës, ende ka vullnet e dinjitet për parandalimin dhe penalizimin e krimit

 

Të fundit