Flash News
Shtyhet sërish procesi për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
"Pluralizmi nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje!", Rama: Shqipërinë s'do ta lëmë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve
Klima e tensionuar politike prej kohësh tashmë, dhe mungesa e një konsensusi midis mazhorancës dhe opozitës për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, vë në pikëpyetje edhe vetë ecurinë e demokracisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për “Deutsche Welle”, i pyetur nëse do të ketë ende një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve, u përgjigj se “kjo s’ka qenë ndonjëherë në diskutim që nga ’90-ta” dhe se “pluralizmi në vend nuk cënohet nëse një pakicë nuk merr pjesë në zgjedhje, por nëse shumica i pengon në pjesmarrjen.”
“S’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90. Sistemi pluralist vihet në diskutim nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim nëse një pakicë vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin, sigurisht nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë, por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin”, ka deklaruar Rama.
Referuar çështjes së integrimit, Rama ka shprehur bindjen se Gjermania nuk mud të kushtëzojë negociatat për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore. “Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha më tej kreu i qeverisë shqiptare.
“Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.
Ndërkohë, i pyetur për projekt-ligjin aq shumë të diskutuar “antishpifje”, Rama theksoi se “Shqipëria nuk mund të rrijë si vatra më të nxehtë të shpifjeve”, megjithatë “do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.”
“Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, ka thënë ndër të tjera Rama.