Flash News

KRYESORE

Po Artan Lame do të japë dorëheqjen?

Po Artan Lame do të japë dorëheqjen?

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot të gjithë drejtorët e hipotekave në kryeministri nga ku iu kërkoi “live” të firmosnin dorëheqen.

Por, ndryshe nga të gjithë drejtorëve, Rama duket se nuk përfshiu këtu, Drejtorin e Përgjithshëm, Artan Lame.

“Nëse doni të largoheni me minimumin e moralit në vetvete duhet të firmosni sot dorëheqjen që të gjithë, pa përjashtim” tha Rama përpara drejtorëve.

Por, duke qenë se këto drejtori janë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme lind pyetja nëse do të japë dorëheqjen  Artan Lame?

Vetë Lame ishte sot i pranishëm në mbledhje dhe paqyroi problematikat kryesore në rrethe teksa tha se është ngritur një grup pune për ecurinë dhe në rang republike përgjigjet e statusit janë 53% për gjithë 6 mujorin e parë dhe për majin është 34%, pra ka ardhur në ulje.

Ndërkohë pas gjithë kësaj furtune në rrethe pritet një reagim i Lames si Drejtor i Përgjithshëm i këtij institucioni.

 

Të fundit