Flash News

KRYESORE

“Po bën xhiro në kafene, pa punë është”, Balla: Luli është klienti më i madh i oligarkëve

“Po bën xhiro në kafene, pa punë është”,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sulmuar në kuvend kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si klientin më të madh të oligarkëve në Shqipëri.

Sipas Ballës, Basha ka nisur me xhiro nëpër kafene, si person i papunë, por që nuk ka nevojë për 400 mijë lekëshin e qeverisë në kuadër të masave gjatë pandemisë.

“E mirëkuptoj që ndonjëri prej jush kompleksohet me xhiron nëpër kafe që ka filluar të bëjë Luli. Atë do bësh kur je pa punë.

Po ju lexoj informacionin më të plotë se si vijon operacioni i mbështetjes financiare për ata që kanë nevojë. Luli nuk ka nevojë për  400 mijë lekë se është klienti më i madh i oligarkëve në këtë vend, nëse ka me të cilët ka kontrata të mëdha financiare të përditshme”, tha Balla.

Të fundit